Komuna e Sarajit mirëpriti nxënësit e suksesshëm në atletikë

Kryetari i Komunës së Sarajit Bekim Murati, ka pritur në takim nxënësit e tre shkollave fillore të Sarajit, Kondovës dhe Krushopekut, të cilët morën pjesë në garat në atletikë në Kumanovë. Sipas rezultateve, më shumë medalje kanë marrë nxënësit e këtyre shkollave, dhe janë shpallur fitues i garës së përgjithshme në atletikë në Maqedoni duke vendosur kështu Komunën e Sarajit në vendin e parë.

Kryetari Bekim Murati  të gjithë nxënësve u ndau mirënjohje për suksesin e arritur. Ai me këtë rast u shpreh se Komuna e Sarajit, çdoherë do të jetë mbështetës kryesor i këtyre aktiviteteve sportive, duke ju dëshiruar suksese jo vetëm në nivel të vendit por edhe jashtë shtetit.

“Komuna e Sarajit, mburret me këto rezultate që kanë arritur nxënësit që kanë fituar edhe vendin e parë, me disa medalje.  Ne, si Komunë në vazhdimësi kemi përkrahur aktivitet sportive të llojeve të ndryshme. Jemi të bindur se Komuna e Sarajit ka kapacitete dhe resurse njerëzore në disa disiplina të sportit, por ne nuk do të hezitojmë që ti ndihmojmë, varësisht mundësive që kemi”, shprehet Kryetari I komunës Bekim Murati.

Në garat në atletikë që janë zhvilluar në Kumanovë me rastin e “11 Tetorit”, nga Komuna e Sarajit janë paraqitur  37 nxënës, në disiplina të ndryshme sportive.

Lajme të ngjashme

Back to top button