Drejtoria për të Hyra Publike u bën thirrje bujqve të paguajnë tatimin

Nga Drejtoria për të Hyra Publike bëjnë thirrje që bujqit të shtrojnë kërkesën për tatimin paushall për vitin 2014.

Qytetarët të cilët merren me bujqësi  dhe të ardhurat e tyre nuk kalojnë 1.3oo.ooo denarë kanë mundësi që tatimin ta apguajnë në mënyrë paushalle, pavarësisht nëse bujqësia për ta është veprimtari kryesore ose me të merren në mënyrë plotësuese. Kjo mënyrë e pagesës së tatimeve u mundëson bujqve që të paguajnë tatimin një herë në vit pa harxhime shtesë për udhheqjen e dokumneteve.

Bujqit më se voni deri më 31 janarë 2015 në sportelet e DHP-së duhet të japin të dhëna për të ardhurat e tyre.

Ata që merren me bujqësi do të lirohen nga tatimi personal nëse të ardhurat e tyre gjatë vitit 2014 janë 300.000 denarë.

Nga nëntori deri në janarë të vitit të ardhshëm, DHP do të organizojë trajnim për bujqit me temën: “ Regjistrimi dhe tatimi paushall i bujqve”

Lajme të ngjashme

Back to top button