A do të fluturojë droni në derbin e Manchesterit?

Droni me flamurin e “Shqipërisë së Madhe”, që fluturoi mbi stadiumin e partizanit në Beograd gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri, është bërë hit në të gjithë botën.

Para derbit mes Manchester Unitedit dhe Manchester Cityt, policia angleze është në alarm, pasi frikësohet se ndonjë tifoz mund të lëshoj dronin mbi stadium, raporton Tabloidi britanik Daily Mail.

Muajin e kaluar një tifoz ishte arrestuar pasi e kishte lëshuar dronin mbi stadiumin Etihad , gjatë ndeshjes mes Manchester Cityt dhe Tottenhamit.

Derbi mes Cityt dhe Unitedit gjithmonë ka pasur tensione, por policia lokale ka premtuar se do të ketë masa të rrepta siguri gjatë kësaj përballje.

Lajme të ngjashme

Back to top button