Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe erë

Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi verior, që do të kushtëzojë rënie të vogël të temperaturës ditore. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej tre deri në tetë, ndërsa ajo e ditës prej nëntë deri në 15 gradë Celsius.

Në Shkup moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe i freskët me erë mesatare veriore. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në katër, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 12 gradë Celsius.

Gjatë ditëve të ardhshme moti do të jetë stabil, i thatë dhe diell me vranësira të vogla gjatë ditës, ndërsa nga e hëna do të ketë kushte për mjegull në mëngjes nëpër fushëgropa.

Lajme të ngjashme

Back to top button