Zoran Zaev: me këtë politikë Maqedonia do të mbesë e izoluar nga bota

Pakënaqësinë e tij, me rrugën në të cilën ecën vendi, lideri i opozitës, Zoran Zaev e ka shprehur edhe në mediat bullgare. Ai ka deklaruar se nëse vazhdohet me këtë politikë  Maqedonia do të mbesë e izoluar nga bota.

“Shpresoj se do të ndryshojë politika, në raport me fqinjësinë e mirë dhe bashkëpunimin me  BE-në dhe NATO-n”,  ka deklaruar Zaev, duke përkujtuar  se vendi që nga viti 2005 e gëzon statusin e kandidatit për integrim në BE, por nga atëherë është duke qëndruar në vend.

Edhe pas tetë vitesh nuk i kemi filluar bisedimet  për anëtarësim.  E ardhmja e paqartë e qytetarëve të vendit tim, po bëhet problem gjithnjë e më i madh në jetën e njerëzve. Kjo është dëshmia më e fortë se m Maqedonia nuk po ecë në drejtimin e duhur”, ka deklaruar Zaev për  mediat bullgare.

Ai ka vlerësuar se problemi më i madh është  kontesti me Greqinë për emrin , kontest ky që  ka ngadalësuar të ardhmen evropiane të Maqedonisë.

Nuk ekziston vullnet i fuqishëm për reforma. Kemi probleme me gjyqësinë, administratën dhe lirinë e mediave. Me biseda të kujdesshme, miqësore dhe diplomatike gjithmonë mund të arrihet një zgjidhje.  Vetëm duhet të jemi të hapur dhe me orientim miqësor që të arrijmë qëllimin tonë”, ka deklaruar Zaev.

Lajme të ngjashme

Back to top button