5 gjëra që do t’ju pëlqejnë t’i bëni pas martese

Ndërsa jeni duke planifikuar detajet e dasmës suaj,duhet të fokusoheni në qëllimin përfundimtar (pra në martesën tuaj). Nëse stresi i dasmës ka filluar t’ju vërë poshtë thjesht mendoni për të ardhmen tuaj si një grua e martuar dhe shikoni drejt këtyre detajeve të ëmbla.

1. Një rezervim për darkë nën emrin e çiftit
“Dua të rezervoj një tavolinë për dy veta, Z. dhe Zj. Smith, ju lutem”. Shërben si një eksperiencë e re, jashtë vetes suaj, për të përdorur emrin e ri, zyrtarisht në jetën reale.
2. Të përdorni frazën “bashkëshorti im”
Për shumë kohë me radhë, do t’ju dhurojë shumë emocion t’i referoheni  këtij njeriu që doni si bashkëshorti juaj tek shoferi i      taksisë, parukierja apo dhe shefi juaj. Do ta shijoni këtë risi.
3. Të lani dhëmbët  bashkë në banjë si një çift i martuar
Edhe nëse të tilla gjëra i keni  bërë që përpara dasmës, duke bërë gjëra të vogla të përditshme së bashku, do të ndjeni intimitet në një mënyrë krejt të re.
4. Të keni një bizhuteri nën titullin Zj..,
Të gjitha i lakmojmë të tilla varëse dhe vëthë. Madje edhe kur jemi veshur  me kostumin e stërvitjes, t’i kemi  me vete të tilla bizhuteri na bën të ndihemi mirë.
5. Të planifikoni së bashku përvjetorin e parë
Një ndër gjërat më të bukura që mund të bëni si çift është të fantazoni bashkë. Edhe pse përvjetori mund të jetë 11 muaj larg, kjo nuk ju ndalon të mendoni gjëra të bukura. Bëni një rezervim në një restorant jashtë qytetit ose një udhëtim bashkë.

Lajme të ngjashme

Back to top button