Basha: Protesta kundër mashtrimeve të Ramës

Duket se akuzat mes palëve nuk kanë për të përfunduar, e ndërsa pas deklaratës se Rames për masat që po merren për shkelësit e ligjit ndaj vjedhjes së energjisë, një reagim vjen edhe nga Lulzim Basha. Sipas kreut të PD, “protestat popullore janë rruga e vetme për të ndalur të keqen që po pllakos vendin”.

“Rama përgënjeshtron veten: Njëherë deklaron se çmimi i energjisë nuk do të rritet, pastaj premton rritje pensioni për kryefamiljarët për të balancuar efektin e rritjes së çmimit!!!

Sa do të rritet çmimi i energjisë? Edi Rama nuk ka ndërmend ti përgjigjet kësaj pyetje. Ai vazhdon të tallet me shqiptaret, ashtu siç u tall kur një vit më parë premtoi jo rritje, por ulje të çmimit të energjisë.

Mbi 2 milionë shqiptarë do të paguajnë më shumë, do të varfërohen më tej! E vetmja gjë që na ofron sot dyshja Rama-Meta është rritje çmimesh, rritje taksash dhe gjobash, dhunë policore, arbitraritet dhe paligjshmëri. Protestat popullore janë rruga e vetme për të ndalur të keqen që po pllakos vendin”, ka shkruar ai në rrjetin social Facebook. /albeu

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Na merzitet me fjalen protesta ,vazhdoni debatin dhe harroni rrugacerine se nuk vjen njeri mbrapa.

Back to top button