Njësiti special i policisë ‘Alfa’ ka arrestuar 260 persona për një muaj

Njësiti për luftën kundër krimit “Alfa”, në muajin korrik ka kryer legjitimimin e gjithsej 774 personave, kontrollimin e 88 makinave dhe arrestimin e 260 personave.

Sipas njoftimit të MPB-së, personat janë arrestuar në baza të ndryshme: me telegram, janë arrestuar 39 persona, me urdhër të gjykatës – 28, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale – 38,  pas kryerjes së veprës penale – 21 dhe në vendin e kryerjes së veprës penale – 11.

MPB informon gjithashtu se për të vuajtur dënimin me burg, janë arrestuar 8 persona, për t’u identifikuar – 3, shtetas të huaj me vendqëndrim të rregulluar – 1, dhe për mbajtjen e sendeve të palejueshme – 3.

Për prishjen e rendit dhe qetësisë publike, janë arrestuar 20 persona, kurse për pjesëmarrje në rrahje vetëm 2.

Për sulme fizike kanë përfunduar në pranga 8 persona, ndërsa për fyerjen e efektivëve policorë – 8. /MIA

Lajme të ngjashme

Back to top button