Për hyrje në Greqi, në anën e Maqedonisë nuk pritet më shumë se 15 minuta

Në vendkalimin kufitar të Bogorodicës, qytetarët presin nga 10 deri në 15 minuta për të kaluar në tokën greke, ndërsa në atë të Dojranit, më pak se 5 minuta, kanë informuar zyrtarët  e këtyre dy vendkalimeve.

Ata kanë informuar gjithashtu se prej një gushtit e deri më sot, në Greqi nëpërmjet  këtyre dy vendkalimeve kufitare nga Maqedonia kanë hyrë gjithsej 32619 udhëtarë. Kështu ,në vendkalimin Kufitar Bogorodicë gjithsej kanë kaluar 21.825 udhëtarë prej të cilëve 1.605 shtetas të Maqedonisë, 

Nga ana tjetër  në Maqedoni , nga ky vendkalim kufitar kanë hyrë 19.466 udhëtarë, prej të cilëve vetëm 173 kanë qenë nga Maqedonia. Numri i udhëtarëve në të dyja drejtimet, ndërkaq ka arritur në 41.292,prej të cilëve vetëm 1778 kanë qenë shtetas të Maqedonisë.

Ndërkaq në vendkalimin kufitar në Dojran, numri i atyre që  kanë kaluar kufirin ka qenë më i pakët. Kështu në Greqi nga ky vendkalim kanë kaluar gjithsej 10.344 udhëtarë, prej të cilëve 5.369 shtetas të Maqedonisë. Prej tyre 1.102 kanë shkuar në pushime në Greqi, ndërsa 4.267 janë kthyer në vend, kanë informuar kompetentët e këtyre vendkalimeve.

Lajme të ngjashme

Back to top button