Aksident në rrugën Kumanovë – Ovçe Pole, një i vdekur dhe 4 të lënduar

Një person e ka humbur jetën herët në mëngjes në fatkeqësinë e komunikacionit që ka ndodhur në rrugën Kumanovë – Sveti Nikollë – Ovçe Pole.

Policia kumtoi se në fatkeqësinë që ka ndodhur rreth orës 4:30, jetën e ka humbur Jordan M. (36) nga Koçani, i cili ka drejtuar automobilin “Alfa Romeo” me targa slovene, ndërsa me lëndime të rënda trupore kaloi bashkëudhëtari i tij S.L. (26), po ashtu nga Koçani.

Në fatkeqësinë është përfshirë edhe një automjet transportues “TAM” me targa kumanovare, i drejtuar nga D.A. (26) nga Kumanova.

Në vendin e fatkeqësisë është kryer ekspertizë nga ekipi i Stacionit policor në Sveti Nikollë, gjykatësi hetues dhe prokurori publik. 

Lajme të ngjashme

Back to top button