Pa pastërtia në Komunën e Çairit, ka alarmuar edhe Komisionin Evropian, ja përgjigjja e tyre

Nga grupi jo formal I qytetarëve “Duam Çair të Pastër”, njoftojnë se ky grup para disa ditëve kanë alarmuar Komisionin Europian për gjendjen me mbeturinat në Komunën e Çairit, dhe tani kanë marrë përgjigje zyrtare.

-Ne si “Duam Çair të Pastër” kohë më parë i shkruam Komisionit Evropian për ambientin, ku në mes tjerash i njoftuam për gjendjen e kaosit dhe të mjerueshme që mbretëron në komunën Çair nga mbeturinat dhe papastërtia, si dhe dëmtimi i vendeve me peshë historike të paçmueshme, siç është Çarshia e vjetër dhe rrugët e saj! Ne dje morëm një përgjigje me shkrim të qartë prej tyre, e nënshkruar nga shefi i unitetit për ambientin z. Nicholas Hanley, thuan nga “Duam Çair të Pastër”.

Në letrën e Komisionit Europian thuhet:

Ju falënderojmë për lajmin tuaj të 6 tetorit 2014. Së pari, është me rëndësi t’ju kujtoj se Ish- Republika Jugosllave e Maqedonisë,ende nuk është anëtare e Unionit Evropian, dhe në bazë të kësaj ajo nuk zotohet të respekton të drejtën e bashkësisë .

Për këtë arsye, e kemi të pamundur që të regjistrojmë ankesën tuaj e cila ka të bëjë me ambientin e vendit tuaj.

Megjithatë, në cilësinë e një vendi kandidat për anëtarësim, Ish Republika jugosllave e Maqedonisë, është angazhuar që të bëj përshtatje në legjislacionin e saj në lëmin e ambientit duke i përfillur përvojat ( udhëzimet) të bashkësisë. Ky proces, i përkrahur dhe i kontrolluar nga Komisioni evropian është në zbatim të sipërm.

Gjatë takimeve tona bilaterale me autoritetet qeveritare të vendit tuaj, e kemi theksuar rëndësinë e respektit të standardeve të ambientit dhe ne do të vazhdojmë të kontrollojmë radhitjen e vendit tuaj në zbatimin e udhëzimeve të bashkësisë të cilat kanë të bëjnë me lëmin e ambientit

Nicholas Hanley

Shef i Unitetit

Lajme të ngjashme

Back to top button