Millçin: Atë që Gruevski s’mundet ta bëjë ditën, e realizon natën

Drejtori i Fondacionit Shoqëri e Hapur, Vlladimir Millçin i revoltuar nga prerja e drunjve te Bristolli, në profilin e tij në Facebook shkruan se kryeministri Nikolla Gruevski ditën thërret për  bashkim ndërsa natën shkel gjithçka që i del përpara.

Sipas tij, Gruevski ua uron festat njerëzve me shkatërim të natyrës dhe me polici.

“Pesëdhjetë metra nga vendi i krimit të natës së kaluar gjenden zyrat e mbyllura të atyre që thoshin se duke mbjellë drunj e mbjellin ardhmërinë. Ku janë tani? Kanë dezertuar prej të tanishmes dhe kanë çuar dorë nga e ardhmja? Nuk besojnë që e kanë? Atë që nuk mund ta bëjë ditën, Gruevski e bën natën ashtu si që u ngjan kriminelëve. Maqedonia flen. Sharrat elektrike nuk e zgjojnë” shkruan mes tjerash Millçin.

Mbrëmë në ora 3 e gjysmë pas mesnate në prani të policisë u prenë drunjtë në shesh për ta zëvendësuar parkun me ndërtesën e Këshillit për Radiodifuzion. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button