Mërgimtarët mbushin arkën shtetërore

Arka shtetërore ë Maqedonisë më së shumti mbushet nga mërgimtarët. Rreth 18-20 % e Prodhimit të Përgjithshëm Bruto vijnë nga mërgimtarët. Përmes transfertave  bankare, më së shumti, para vijnë nga Gjermania, në masën 24%, Italia 22%, Austria 13%, Zvicra 11%. Me përqindje të konsiderueshme kontribuojnë edhe Sllovenia, Turqia dhe shtete të tjera perëndimore, transmeton Alsat M.

“Prej vitit 2004 deri më sot, sipas një hulumtimi që kemi bërë, hyrjet e devizave nga diaspora në Maqedoni sillen mes 18 deri 20% nga Prodhimi i Përgjithshëm Bruto. Kjo është me të vërtetë shumë e rëndësishme, e cila në masë të madhe ndihmon edhe në stabilitetin e jashtëm të denarit, në raport me euron si valutë”, u shpreh Antonio Milloshovski, Kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme.

“Të dhënat nuk janë shumë precize. Në kuadër të bilancit të pagesave kemi kategori të transfertave private, që janë shumë të larta. Shifrat i përmendi edhe nënkryetari Milloshovski, rreth 1 miliard e 500 milion euro. Nëse eliminohen disa kategori dhe nxirret ajo që ndoshta më mirë reflekton gjendjen, vijmë tek një shifër rreth 1 miliard e 300 milion euro”, tha Dimitar Bogov, guvernator.

Shefki Idrizi nga kompania “Renova”, i cili u mor si shembull për investues të kthyer në Maqedoni, iu bëri apel autoriteteve që të angazhohen për shkurtimin e procedurave burokratike, pasi sipas tij, shumë investues mund të zmbrapsen si shkak i procedurave të gjata për nxjerrje të dokumentacioneve të duhura për biznes.

Lajme të ngjashme

Back to top button