Spitalet e mbushura përplot, dëshmojnë për ajrin e ndotur në Tetovë

Në Tetovë, nga 300 ditë që është matur kualiteti i ajrit, 245 ditë ka pasur prani të substancave të dëmshme më shumë se ajo që lejohet.

Banorët e Tetovës janë të shqetësuar se si do ta përfundojnë stinën e dimrit me praninë e vazhdueshme të substancave të dëmshme në ajër.

Tani kur fillon edhe sezoni i ngrohjes, tymi nga shumë oxhaqe ndihmon në mënyrë plotësuese në ndotjen e ajrit. Shpresa e vetme për përmirësimin e gjendjes është paralajmërimi se nga 1 nëntori nuk do të punojë fabrika ‘Jugohrom’ që vlerësohet si njëri nga ndotësit më të madh të ajrit.

Ratko Davidovski, specialist për shëndetësi ekologjike dhe higjienë vlerëson se kushtet atmosferike ndikojnë në mënyrë të konsiderueshme por është e nevojshme një reagim i duhur njerëzor.

‘Ne nuk duhet të lejojmë që Zoti apo kushtet atmosferike të na diktojnë apo menaxhojnë koncentrimin e grimcave PM 10. Duhet që në mënyrë adekuate të ndërmerren masa si nga pushteti lokal ashtu edhe nga ai qendror”, deklaroi Davidovski për REL.

Koncentrimi i lartë i grimcave PM 10 janë të pranishme në ajër që nga dimri i kaluar, ndërsa ekspozimi i gjatë i njerëzve në to, do të ketë efekt të keq në shëndetin e tyre.

“Kjo korrespondon me numrin e rritur të personave të sëmurë nga sëmundjet akute resipratore dhe kronike. Në ordinancë mund ti vëreni pikërisht këta pacient dhe kjo është një indikatorë që na tregon se diçka po ndodh me ajrin pa i shikuar rezultatet nga stacionet matëse të ministrisë së ambientit”, deklaroi Davidovski.

Lajme të ngjashme

Back to top button