Kuvend, seanca e parë me pyetje deputetësh

Kuvendi do të zhvillojë sot seancën e rregullt me pyetjet e deputetëve. 

Ashtu si çdo të enjte të javës së fundit të muajit, edhe sot deputetët do të mund t’u parashtrojnë pyetje anëtarëve të kabinetit qeveritar. 

Kjo është seanca e parë me pyetje deputetësh  e kësaj përbërje qeveritare. 

Në mungesë të deputetëve të opozitës maqedonase, pyetjet do të bëhen nga deputetët e shumicës parlamentare dhe nga PDSH, si partia e vetme opozitare që po merr pjesë në punimet e institucionit ligjvënës.

Lajme të ngjashme

Back to top button