Jashari: PDSH do të marrë para nga buxheti për aktivitetet e saja partiake

Pas reagimit të PDSH-së se, Minsitria e Drejtësisë në mënyrë të padrejtë ka shkurtuar subvencionet vjetore shtetërore, ministri Adnan Jashari ka deklaruar për “Dnevnik”, se PDSH-ja do të marrë para për aktivitetet e saja partiake.

Ibrahimi prezantoi dje raportin e revizionit, si provë se PDSH ka deklaruar donacionet dhe ka dorëzuar bilancin vjetor.

Pasi në Ministri ka mbërritur raporti i revizionit, i cili nuk konstaton parregullsi në punën financiare të partisë së Thaçit, ministri Adnan Jashari ka anuluar vendimin që penalizonte këtë parti.

Ministria ka anuluar edhe gjobat ndaj VMRO-Popullores dhe Partisë Demokratike të Romëve, të cilat gjithashtu kanë dorëzuar raportet e revizionit.

Lajme të ngjashme

Back to top button