Venera: Prindi nuk mund të bëhet shok

Ata janë të dy muzikantë. Ajo ka marrë më të mirën prej tij e që e vogël e ka ndjekur babain e saj kudo nëpër koncerte. Venera Lumani, në kuptimin e plotë të fjalës është rritur në studion muzikore të babait të saj, Menderezit. Përtej lidhjes së gjakut, muzika e ka bërë edhe më të bukur këtë marrëdhënie.

Të ndash skenën me babin sigurisht që nuk është diçka që mund t’i ndodhë çdo vajze dhe të gjithë mund të mendojnë se marrëdhënia midis tyre do të jetë idealja e një babai me vajzën e tij.

Në fakt, Venera Lumani, si shumë vajza shqiptare, ka të njëjtën vështirësi për të ndarë gjëra personale me të atin. Ai ka qenë gjithmonë babai i saj ideal, por jo shoku i ngushtë. Sepse për Venerën, miqtë janë miq e prindërit mbeten prindër. Ndoshta për këtë ka ndikuar edhe natyra pak e mbyllur e Venerës. Ylli i “The Voice of Albania 2” tregon se me kalimin e viteve ajo marrëdhënia speciale që ka patur me të atin në vogëli ka ardhur duke u shkrirë.

E ndërsa mediat dhe thashethemet shisnin duke përfolur lidhjen e Venera Lumanit me Lind Islamin, prindërit e saj qëndronin në hije të këtij lajmi derisa Venera e bindur për këtë marrëdhënie, vendos t’ia tregojë të atit pak kohë më parë. Një lidhje sigurisht e mirëpritur, e cila rrinte e fshehur më shumë prej paramendimeve të Venerës sesa mospranimit të prindërve.

Tanimë, Lindi dhe Venera kanë një lidhje të bërë publike edhe për prindërit e saj dhe për habi, e brishta, e ëmbla Venerë, thotë se tek ky djalosh lexon shumë tipare të të atit. /TCH/

Lajme të ngjashme

Back to top button