Turistët serbë në Ohër, rrahin brutalisht dy të rinj nga Kërçova

Historia me turistët serbë në Ohër vazhdon të përsëritet. Ata edhe njëherë tjetër janë bërë protagonistë të prishjes së rendit dhe qetësisë në qytetin turistik të Ohrit.

Kësaj radhe pesë turistë  serbë kanë rrahur brutalisht dy të rinj nga Kërçova, sot herët në mëngjes rreth orës 5:30, para diskotekës “Havana”, kanë njoftuar mediat lokale në Ohër.

Turistët serbë kanë goditur brutalisht me grushte, shqelma  dhe shishe qelqi të rinjtë nga Kërçova me inicialet B. A. (23 vjeç) dhe A. J. 26 vjeç.

Sipas informacioneve të këtyre mediave, të dy të rinjtë për shkak të lëndimeve serioze kanë përfunduar në Spitalin e Ohrit, ndërsa turistët serbë janë arrestuar nga policia.

Lajme të ngjashme

Back to top button