Shtetas të Maqedonisë kapen në Sarajevë me heroinë

Shtetasit e Maqedonisë, Shaban H. dhe Idriz Sh. nga Gostivari janë arrestuar me më shumë se një kilogram heroinë në stacionin ndër urban të autobusëve në rr. “Put zhivota” në komunën Novo Saraevo.

“Pjesëtarët e Sektorit për luftë kundër abuzimit të drogave pranë MPB-së në kantonin e Sarajevës, e kanë zbuluar drogën tek Shaban H. me të cilin në shoqëri ka qenë edhe Idriz Sh. Vlera e drogës në treg është prej 30 deri në 50 mijë marka të konvertuara, varësisht nga ajo se me cilën substancë përzihet”, deklaroi Irfan Nefiq zëdhënës i policisë së Sarajevës.

Heroinën, Shaban H. e ka mbështjellë me ndihmën e një rripi rreth trupit. Për një shumë të caktuar të parave, detyra e tij ka qenë vetëm që ta dërgojë drogën deri në Sarajevë.

Lajme të ngjashme

Back to top button