Debat “Çfarë ajri do të thithë Tetova këtë dimër?”

Asociacioni i qytetarëve MOST sot në Tetovë organizon debat në temë “Çfarë ajri do të thithë Tetova këtë dimër?”, në kuadër të projektit “Parlamenti mobil”.

Qëllimi i ngjarjes është që përmes komunikimit të shihen arsyet për ndotjen e ajrit në Tetovë dhe të gjenden zgjidhje të duhura.

Në debat do të flasin deputetët nga Njësia zgjedhore 6, ndërsa janë paraparë fjalime edhe të përfaqësuesve të vetëqeverisjes lokale dhe të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

Projekti “Parlament mobil” e realizon Asociacioni i qytetarëve MOST, me mbështetjen e Bashkimit Evropian, përmes instrumentit evropian për demokaci dhe të drejta të njeriut.

Lajme të ngjashme

Back to top button