Mjetet lundruese në Liqenin e Ohrit, të sigurta

Siguria e komunikacionit ujor në Liqenin e Ohrit, është në nivel të kënaqshëm, është konstatuar  pas aksionit të djeshëm të inspektoratit, Kapitenerisë së limaneve, policisë së liqenit dhe doganës mobile, në të cilin vetëm një mjet lundruese (skuter) është parë në shkelje të ndalimit për lundrim.

Dje pasdite në terren verifikohej se sa  janë të pajisura mjetet lundruese, duke përfshirë edhe anijet me pajisjet dhe dokumentacionin  e nevojshëm, i cili e dëshmon rregullshmërinë e tyre teknike.

“Përfunduam me disa kontrolle të  mjeteve lundruese, duke përfshirë edhe anijet. Ata kryesisht ishin në gjendje të mirë teknike dhe posedonin dokumentacionin e nevojshëm për rregullshmërinë teknike të mjeteve”, ka deklaruar Goran Ustijanoski, kapiten i Kapitenerisë së limaneve në Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Back to top button