Festivali “Këngë Jeho” me vështirësi të mëdha financiare, i lënë pas dore nga Ministria

Drejtoria e Festivalit të këngëve dhe valleve të stilizuara “Këngë Jeho” ka theksuar problemet e shumta finansiare me të cilat po ballafaqohet ky manifestim, në kushtet kur për të Ministria e Kulturës, ndan mjete simbolike finansiare, në vlerë prej 400 mijë denarësh edhe atë në dy këste.

Ajo ka njoftuar se ky aktivitet i rëndësishëm kulturor do të mbahet mbahet në qendër të Strugës nga data 10 deri më 12 gusht.

Sipas drejtorit të festivalit Zini Jusufi, në këtë  festë të muzikës dhe traditës shqiptare parashihet  të marrin pjesë grupe artistike nga Maqedonia Kosova dhe Shqipëria .

Përveç SHKA-ve nga Struga dhe nga Maqedonia të cilat vit për viti janë pjesëmarrës në këtë eveniment,pritet që edhe nga trevat e tjera shqiptare të Ballkanit sivjet në këtë festival të performojnë grupe dhe ansamble të njohura.

 Ndërkohë, për herë të parë në këtë dasmë të këngës dhe valleve shqiptare do të marr pjesë edhe ”Bashkimi Kombëtar”, grup artistik me të cilin do të prezantohen shqiptarët e Amerikës. 

Gjithashtu, për të dytin vit me radhë do të prezantohen edhe arbëreshët e Italisë, ndërkohë,që grupi i shqiptarëve të Turqisë sivjet nuk do të jetë pjesëmarrës për faktin që drejtoria e festivalit nuk ka mundur të siguroj mjete për strehimin dhe akomodimin e tyre për tre natë në Strugë. 

Edhe në këtë edicion të festivalit ”Këngë Jeho” do të prezantohen para publikut këngëtarë të njohur nga Struga dhe trojet e tjera shqiptare në bashkëpunim edhe me’’ Unionin Artistik të Kombit Shqiptar” që drejtohet nga Azgan Haklaj Ndërkohë, një sfidë më vete për organizatorët edhe këtë vitë mbetet aspekti financiar.

Si çdo vit edhe sivjet financuesit e festivalit janë Komuna e Strugës dhe Ministria e Kulturës mjete të cilat janë të pamjaftueshme për një zhvillim normal thonë organizatorët.

“Ky festival ka probleme të theksuara financiare të cilat vënë në pikëpyetje zhvillimin normal të tij,sepse mjete që dhuron Ministria për këtë aktivitet të rëndësishëm për kulturën shqiptare janë simbolike dhe të pamjaftushme. Në këtë drejtim ky Festival nuk do të zhvillohej pa ndihmën e gjithanshme që ka dhënë dhe ka premtuar kryetari i komunës Ziadin Sela“ ka theksuar drejtori Jusufi.  /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button