fbpx

Jennifer Lawrence, një vajzë e zjarrtë

Jennifer Lawrence po shkon më e fortë se kurrë drejt dy filmave të fundit të sagës ‘The Hunger Games’, ashtu siç shihet qartë në kopertinën e dhjetorit të revistës ‘Empire’.

Aktorja është përzgjedhur të pozojë me kostumin e Katniss Everdeen në prag të shfaqjes së filmit të tretë me titull ‘The Hunger Games: Mockingjay – Part 1’ (21 nëntor 2014). Lawrence qëndron e vetme në mes të rrënojave me harkun dhe shigjetën në duar.

Aktorja e re ka interpretuar heroinën Katniss për herë të parë në filmin ‘The Hunger Games’ të vitit 2012 dhe pritet që ta interpretojë për herë të fundit në pjesën e dytë të ‘Mockingjay’, që do të shfaqet në nëntor të vitit 2015.

Saga ‘The Hunger Games’ është bazuar në një seri librash të shkrimtares Suzanne Collins./ Top Channel

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close