Vetëvendosje thërret protesta për të hequr Thaçin nga pushteti

Vetëvendosje beson që rruga e vetme për ta rrëzuar Hashim Thaçin nga pushteti është reagimi qytetar. Për këtë, lëvizja e Kurtit ka kërkuar përkrahje edhe nga partnerët e koalicionit LDK, AAK e Nisma.

Dardan Molliqaj ka ripërsëritur se në asnjë rast nuk do të ulen në të njëjtën tryezë me Hashim Thaçin e PDK-në. Po njëjtë thonë edhe në AAK, raporton KTV.

Megjithëse lideri i PDK-së, Hashim Thaçi, po vazhdon të kërkojë takim të përbashkët mes liderëve, në AAK thonë se këto takime nuk sjellin rezultate.

Fisnik Korenica nga Grupi për Studime Juridike e Politike thotë se një takim i përbashkët nuk do të nënkuptonte heqje dorë nga qëndrimet. Ai thotë se VLAN duhet të mendojë një riaranzhim të marrëveshjes si mënyra e vetme që të mos e humbin mundësinë për ta qeverisur vendin. Për Korenicën, presidentja nuk ka bërë aq sa ka kompetenca dhe në një farë forme roli i saj po i shkon në favor PDK-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button