PDSH e revoltuar, kërkon nga ministri Jashari që ta revidojë vendimin për donacionet

Partia Demokratike Shqiptare  hedhë poshtë vendimit  e Ministrisë së Drejtësisë, sipas së cilit kjo parti nuk do të marrë paratë nga procesi zgjedhorë si dënim për shkak të msodeklarimit të donacioneve.

Deputeti i PDSH-së Orhan Ibrahimi shprehet i habitur për vendimin e ministrit, Adnan Jashari, duke i kujtuar atij raportin e revizionit për partitë politike, ku për PDSH-në thuhet se “nuk ka asnjë vërejtje dhe është një ndër partitë më transparente”.

“Në dokumentin e  dytë nga revizioni, kërkohet nga Ministria e Drejtësisë që ta revidojë vendimin e saj, sepse me PDSH-në është çdo gjë në rregull. Kërkojmë urgjentisht nga ky ministër i shndërruar në marionetë ta tërheq vendimin e turpshëm, ku njolloset PDSH-ja, të kërkojë falje dhe të jep dorëheqje”, tha Ibrahimi.

Lajme të ngjashme

Back to top button