Shkëndija në ritimin e fitoreve (Video)

Janë luajtur sot ndeshjet e xhiros së 13-të të Ligës së Parë të Maqedonisë në futboll, ndërsa kryendeshja është zhvilluar në Tetovë, ku janë takuar Shkëndija dhe Metalurgu, dy ekipet janë futur në këtë ndeshje me dëshirë për të marrë fitoren, por skuadra vendase ka treguar se është ekip bindshëm më i mirë dhe se dueli në fjalë, as që duhej të vlerësohej si derbi, duke u bazuar në kualitetet e dy ekipeve.

Shkëndija që në fillim nisi me sulme dhe në asnjë moment nuk mendoi të mbrohej, por thjeshtë kishe në plan fitoren.

Luhej minuta e 28-të, kur pas një krosimi nga e djatha, para portës së Metalurgut me kokë ka goditur braziliani Stenio Junior që shënoi për 1:0, duke paralajmëruar fitoren e kuqezinjve.
Sulmet rreshtnin një nga një, ndërsa pas një ndërhyrje të palejuar, e që Zajko Zeba vendsoi të godasë nga gjujtja e lirë, duke treguar se ka gjuajtje shumë precize, që tani më në minutën e 42 të ngrit epërsinë në 2:0, me të cilin rezultat edhe përfundoi pjesa e parë.

Pjesa e dytë filloi me temp të njejt, Shkëndija kishte disa raste në fillim, ndërsa vlen të përmenden disa momente kur kroati Vruçina, kishte mundësinë të ngritë epërisë, por në minutën e 54-të, Marjan Radeski zbuti epërsiën në 2:1. Edhe pse tetovarët pranuan gol, ata nuk i ndalën sulmet drejt portës kundërshtare, ndërsa

Në Manastir Renova kishte bërë befasinë, duke e mundur ekipin vendas Pelisterin, me golin e shënuan në minutën e 86-të, nga Jasmin Çampara.

Shkëndija – Metalurgu 2:1
Pelisteri – Renova 0:1
Bregallnica – Turnova 1:1
Sileksi – Rabotniçki 0:2
Vardari – Teteksi 5:0

Lajme të ngjashme

Back to top button