Gjykata Kushtetuese shtyn vendimin për shkollat e Çairit

Gjykata Kushtetuese ka shtyrë shqyrtimin e nismës për verifikimin e kushtetutshmërisë së vendimit për riemërtimin e katër shkollave shqipe në Çair. Nisma duhej të shqyrtohej sot, por anëtarët e Gjykatës Kushtetuese kanë anuluar seancën, por pa dhënë arsyet e këtij vendimi.

Procedura për verifikimin e kushtetutshmërisë u iniciua nga drejtori i Inspektoratit të Pushtetit Lokal, Vanço Shehtanski.  Ndërkohë, çështja e emrave të katër shkollave shqipe vazhdon të shkaktojë ndjeshmëri politike.  VMRO-DPMNE është kundër këtij vendimi, sepse njëri nga emrat që do të mbajnë shkollat, është e një ish-ushtari të UÇK-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button