Kush është Sami Abdullahu?

Që në fëmijëri është interesuar për mësimin e Kur’anit, e mësoi atë, e pastaj vazhdoi me mësimin përmendësh të Kur’anit, derisa u bë hafiz, e filloi në Shkup, tek hafëzllarët më eminent, ndërsa e përfundoi në tokat arabe, ku mësoi tek hafëzllarët më të njohur. Ka qenë i njohur për trimëri, iu bashkëngjit luftës së 2001-shës, ku tregoi trimëri të paparë. U dallua si në mësim, ashtu edhe në trimëri.

Në një garë për Kur’anin dhe zërin më të mirë në Evropë, u zgjodh i dyti. U më i njohur si “Abdu Samedi Shqiptar”, pasi që me zërin e tij çmendi të gjithë imamët, kudo që shkonte.
Ishte Imam në xhaminë e shqiptarëve në Bremen të Gjermanisë, e donin dhe e respektonin të gjithë, por edhe ai i donte dhe i respektonte të gjithë.

Shokët e tij tregojnë se ai çdoherë për synim ka pasur që të jetë dëshmorë, andaj edhe nuk është ndalur duke e kërkuar këtë vepër madhështore. Në çdo ligjëratë, fjalim ose këshillë, ai luste Zotin që të jetë prej shehidëve (dëshmorëve).

Krimin që bëri tirani Bashar al-Assad në Siri, ngjalli burrat kudo që ishin. Një ndër ta ishte edhe hafëzi, Sami Abdullahu, i cili nuk mund të duronte që mos t’u del në ndihmë fëmijëve që masakroheshin nëpër rrugët e Aleppos (Halebit). Andaj, pas Ramazanit të kaluar, mori rrugën për në Siri. Thuhet se luani zgjohet me klithmën që del nga goja e të pafajshmëve, të vrarëve, të masakruarve. Ai u zgjua, sepse që nga përfundimi i luftës në Maqedoni, ai ishte i aktivizuar me aktivitete fetare, kudo që ishin. U zgjua luani dhe iku, nuk iku rrugës së refugjatit, por rrugës ku fluturojnë plumbat dhe bombat, atje, ku duron vetëm trimi, ndërsa frikacakët ikin.
Duke e parë se është një strateg i mirë i luftës, i mësuar në luftërat e tokave shqiptare, lëvizjet opozitare që luftojnë kundër Bashar Al-Assad, e bënë komandant të batalionit, që udhëhiqte ushtarët nëpër pikat më të rrezikshme.

Në një luftë të ashpër gjatë çlirimit të burgut në Aleppo, u plagos në zemër, iu ndal pulsi, ndërsa fitoi atë, që vetë ai thoshte: “Lus Zotin që të jem prej shehidëve”. Iu pranua lutja dhe shenjë e njerëzve të mirë është pranimi i lutjes.

Lajme të ngjashme

Back to top button