Nuk do të zbardhen shkaqet e vdekjes së britanikut në Shkup

Nuk do të zbardhen shkaqet e vdekjes së britanikut në Shkup, për të cilin u tha se kishte vdekur nga virusi ebola, që tronditi vendin dhe pushtoi mediat botërore.

Sipas portalit maqedonas zdravstvo.mk, familja e britaniku të ndjerë Kolin Xhefri ka kërkuar që të mos zbulohet e vërteta se nga cila sëmundje kishte vdekur Xhefri dhe se ato kanë kërkuar që rezultatet dhe tërë dosja të mbetet diskrete dhe të mos zbulohet për opinionin e gjërë.

Nga klinika për sëmundje infektive kanë theksuar zyrtarisht se nuk ka pasur sëmundje ngjitëse dhe se nuk ishte rast i dyshuar me sëmundjen e ebolas.  Dilema siç thuhet u sqarua me analizat e Laboratorit në Hamburg, që u konfirmua se Xhefri nuk kishte vdekur nga ebola. Ky rezultat nga autoritetet britanike ishte pritur, pasi që viktima nuk kishte udhëtuar në shtetet ku është përhapur virusi vdekjeprurës.

Kolin Xhefri më 9 tetor ishte pranuar në Klinikën Infektive në Shkup, në një gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa ai disa ditë më parë ishte sëmurë një nga hotelet e Shkupit. Xhefri ishte ish-drejtor i komapnisë Johnson Meti në Shkup.

Lajme të ngjashme

Back to top button