Liverpooli nga humbja kthehet në fitore

Liverpooli ka arritur të bëjë mrekullinë duke e përmbysur rezultatin përballë Swansea, për të kaluar në raundin tjetër të Carling Cup.

Liverpooli në Anfield, mposhti Swansean, me rezultat 2-1, duke shënuar dy gola, në minutat e fundit të ndeshjes.

Marvin Emnes, shënoi për epërsinë e Swansea, në minutën e 66’.

Kur po pritej një humbje e të kuqeve në shtëpinë e tyre, ishte Balotelli që barazoi si fillim në minutën e 86, ndërsa mbrojtësi Dejan Lovren, në sekondat e fundit të ndeshjes, shënoi për përmbysjen e rezultatit.

Chelsea ka arritur të kualifikohet për raundin të Kupës së Anglisë, duke e mposhtur në udhëtim skuadrën nga liga e katërt, Shresbury Town, me rezultat 1-2.

Pjesa e parë nuk dha gola, ndërsa në të dytën, u shënuan tre.

Didier Drobga, në minutën 48, shënoi për epërsinë e skuadrës së Jose Mourinhos.

Andrew Mangan, barazoi në minutën e 77, epërsi e cila nuk zgjati shumë, pasi që, Jermaine Grandison, shënoi autogol, për t’i siguruar fitoren liderit të Premierligës.

Lajme të ngjashme

Back to top button