Mot i ndryshueshëm me reshje të shiut

Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira mesatare, me kushte për reshje të kohëpaskohshme të shiut të cilat më intensive do të jenë në pjesën juglindore të vendit.

Në orët e mëngjesit nëpër disa fushëgropa dhe luginave të lumenjve do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës dhe vranësira të ulta. Do të fryjë erë e dobët, ndërsa në vendet më të larta dhe nëpër male erë mesatare nga drejtim i ndryshueshëm.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej tre deri 10 gradë, ndërsa e ditës prej 11 deri 16 gradë Celsius.

Në Shkup, moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe erë të dobët nga drejtimi i ndryshueshëm. Në orët e mëngjesit do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës dhe vranësira të ulta. Temperatura e mëngjesit do të zbresë deri pesë gradë, ndërsa e ditës do të arrijë deri 14 gradë.

Lajme të ngjashme

Back to top button