Refuzon 1 milion $ për të festuar Bajramin me nënën

Festën e Bajramit dëshiron ta kalojë me nënën e tij, ndaj dhe ylli i muzikës turke, Tarkan, ka refuzuar oferta që kapin shumën e 1 milion dollarëve për të marr pjesë në një kompleks luksoz hotelier në Antalya dhe në Azerbajxhan, respektivisht në ditën e parë dhe të dytë të kësaj feste të madhe për besimtarët myslimanë.

Teksa këngëtarë të tjerë ndërmjetësojnë përmes menaxherëve të tyre me muaj të tër që të këndojnë në hotele prestigjioze që sjellin fitime të majme për këtë festë, Tarkan ka qenë kategorik në vendimin e tij. 

Pavarësisht se shuma e parave që do të fitonte në rast se do ta pranonte ofertën arrin shifrën e 1 milion eurove, ai ka qenë i prerë në përgjigjen e tij, raportojnë mediat turke. 

“Festën e Bajramit dua ta kalojë me nënën time dhe as që vjen në shprehje cilado ofertë”, citohet të ketë thënë Tarkan. /albeu.com/

Lajme të ngjashme

Back to top button