Kompanitë vendore dhe personat fizik do mund ta blejnë tokën shtetërore

Me ndryshimet e fundit ligjore kompanitë vendore dhe private si dhe personat fizik do munden t’i blejnë tokat në zonat industriale, në vend që t’i marrin me koncesion. Sipas zv/ministrit të ekonomisë Hristijan Delev, nuk ka mundësi për shpërdorime trojesh, sepse ata që do e blejnë, duhet të ndërtojnë atje, brenda afateve të caktuara, fabrika. Sipas ligjeve në fuqi, ka edhe afate në të cilat nuk do mund ta shesin tokën. Ndryshimet janë bërë me kërkesë të investitorëve.

“Pjesa më e madhe e investitorëve duan ta rregullojnë të drejtën e pronësisë. Nuk janë të interesuar për koncesion, si deri më tani, sepse në kompanitë amë, ose bankat që i financojnë, derisa nuk zgjidhet e drejta e pronësisë nuk kanë garanci ose interes që t’i financojnë projektet e tyre”, tha Hristijan Delev, zv/ministër i Ekonomisë.

PDSH-ja thotë se nëse ndryshimet ligjore bëhen ashtu si dëshiron koalicioni qeveritar VMRO-BDI, atëherë lihet hapësirë për shpërdorim me trojet në zonat industriale. PDSH-ja dorëzoi një numër të madh amendamentesh, por asnjëri nuk u pranua.

Lajme të ngjashme

Back to top button