Shtohen ofertat për Zejnulla Jasharin

Se futbollistët shqiptarë nga dita në ditë po arrijnë të jenë faktor në shumë ekipe të mëdha evropiane,. Tregojnë faktet dhe të arriturat e ekipeve të tyre. Vatër e futbollistëve të talentuar pa dyshim se është edhe Maqedonia, prej ku edhe kanë dalë shumë futbollistë të mëdhenj, e që janë emra në skuadra me famë, të cilët tani më i njeh mbarë shoqëria.

Një prej talenteve të futbollit pas të cilit janë lëshuar shumë ekipe nga Liga e Parë dhe e Dytë e vendit, por edhe ato evropiane është edhe Zejnulla Jashari, i cili është futbollit standard i ekipit të Ligës së Dytë, Makedonija Gj.P.

Zejnullahu që ka mbushur plot 18 vite është nga fshati Studeniçan, ndërsa karrierën e tij futbollistike e kishte filluar te ekipi i KF Metalurg, me të cilët kishte treguar kualitet të madh të mbrojtësit defanziv.

“Kam punuar shumë gjatë gjithë kohës dhe të arrish në skuadra që gjithë kohës janë në mesin e më të mirëve nuk është edhe e lehtë. Meqë jam nxënës nuk e kisha të lehtë që edhe të djek mësimet edhe të punoj me intensitet të shtuar, por vullneti i madh dhe besimi në vete se dëshiroj të arrij në majat e futbollit, i tejkaloi të gjitha”, ka thënë Jashari.

Zejnulla Jashari duke goditur topin në ndeshjen ndaj Vardarit
Zejnulla Jashari duke goditur topin në ndeshjen ndaj Vardarit

Kohë më parë Zejnullahu ishte në testime edhe në një nga klubet e Ligës së 4-të të Francës, më saktësisht në ekipin Mulhouse. Djaloshi nga Studeniçani kaloi të gjitha testimet me rregull dhe kishte kënaqur stafin e ekipit, por vonesa e dokumentacionit dhe telashet administrative nuk i mundësuan të vazhdjë karrierën në një prej shteteve ku futbolli është shumë i zhvilluar.

Tani edhe pse Jashari po luan me Makedonija Gj.P, aspak nuk ka vyshkur ambiciet e këtij futbollisti vizionar, që shumë shpejt do të arrijë të jetë pjesë e ndonjë skuadre të madhe. Në adresë të tij kanë ardhur edhe oferta të reja, si nga Zvicra, Austria dhe disa ekipe të Ligës së Parë dhe të Dytë, të cilët e dëshirojnë një mbrojtës të ri e të fortë në radhët e tyre.

“Është herët tash të flas se ku do të vazhdojë, gjithsesi do të shfletojmë me kujdes ofertat, nuk kam se çka të ngutem, do të shikojmë të mos kemi probleme administrative dhe se aty ku do të jetë më mirë për mua, do të vazhdojë”, është shprehur shkurt Jashari.

Zejnulla Jashari ka potencuar se dëshiron që një ditë të jetë në ndonjë ekip të madhe evropian,e, ndërsa futbollisti që luan në pozitën e tij e që ky e pëlqen është Lorik Cana nga ata shqiptar, dhe Sergio Ramos nga ata të huaj. / Portalb /

 

Lajme të ngjashme

Back to top button