Edhe aeroporti i Shkupit nuk mbetet imun ndaj përdhosjes së shqipes!

Shpërblimi i udhëtarëve është në rregull, por aeroporti i Shkupit “Aleksandri i Madh”, përkatësisht ekipi shqiptar i marketingut në këtë aeroport duhet seriozisht të ndajnë para për ndonjë lektor pasi që dukshëm nuk e njohin gjuhën shqipe edhe pse ka të punësuar shqiptar. Nëse dikush arrin ta kuptojë çfarë është shkruar në reklamën në këtë foto, atëherë le ta shpërblejë aeroporti edhe atë me ndonjë udhëtim në Stamboll.

Përdhosja e gjuhës shqipes
Përdhosja e gjuhës shqipes

E kemi parasysh që reklama është bërë nga kompani që nuk ndërlidhet me TAV, megjithatë është e papranueshme si mund të lejohet ky lëshim nga marketingu në vend publik ku kalojnë qindra njerëz në dite. Përdhosje klasike e gjuhës shqipe! Përveç gabimit teknik me fjalën “certifikim” ata kanë bërë gabim përmbajtësor me fjalën “qarkim”.

Përkthimi adekuat do të ishte: “Certifikimi i komunave me mjedis te volitshëm afarist”

Domethënia e fjalës

QARKO/ QARKIM

1. Zë vend rreth e rrotull dikujt a diçkaje. Qarkuan zjarrin (vatrën). E qarkuan shokët. 2. E mbledh nga të gjitha anët me diçka, e mbyll a e mbështjell rreth e rrotull, rrethoj. Qarkoi kokën me duar. Flokët i qarkonin fytyrën. Retë e qarkuan hënën. 3. Eci rreth e rrotull një vendi a një sendi, i bie qark. Qarkuan arën e dolën përtej. 4. Rrethoj një vend a një kundërshtar. Partizanët e qarkuan armikun. E qarkuan shtëpinë (vendin).

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Keto jane fjali te nderlikuara, keshtu qe nuk cuditem! Sa per informate, me ka qelluar shpesh qe te degjoj paralajmerimet per arritje apo nisje per Turqi – spikerja/informatorja i lexon si “sapo ateroi aeroplani nga Istanbulli”. Kur s’e dine Stambollin, kjo sigurisht nuk do t’ua kete penguar syte.

Back to top button