Meksika në labirintin e vetmisë së saj

Që nga fillimi i presidencës së tij në fund të vitit 2012, presidenti meksikan Enrique Peña Nieto ka qenë i angazhuar për krijimin dhe transmetimin e një imazhi të një vendi që lëviz përpara. Qeveria ka miratuar reforma strukturore me mbështetje nga opozita, shkruan Global Voices.

Strategjia e qeverisë për ta menaxhuar krizën e sigurisë të vendit, megjithatë, është vënë në pikpyetje nga komuniteti ndërkombëtar pas zhdukjes së 43 nxënësve nga shteti i Guerrero-s.

Miguel Guevara, një kontribuues i Global Voices, ka shkruar një artikull për blogun Harvard Kennedy School me emrin Vetmia e Meksikës: luftërat tona me drogën nuk kanë marrë fund:

Sot, zyrtarë të lartë amerikanë nuk kanë shprehur shqetësimin e tyre në lidhje me përkeqësimin e ngjarjeve në Meksikë që nga 26 shtatori. Përgjigja e SHBA për shkeljen e të drejtave të njeriut nëpër botë – përfshirë këtu edhe ngjarjet e fundit në Iguala – duhet të jetë e qartë dhe e qëndrueshme. Heshtja është e barasvlershme me pjesëmarrjen.

Lajme të ngjashme

Back to top button