Petkovski dhe Zhernovski kërkojnë zgjerimin e frontit opozitar

Liderët e partive opozitare PRSD, Tito Petkovski dhe PLD, Andrej Zhernovski, kanë konstatuar gjatë një takimi se është i nevojshëm zgjerimi i frontit opozitar me parti të tjera opozitare.

Të martën në hapësirat e Partisë së Re Socialdemokrate u zhvillua takimi në mes kryetarit të kësaj partie, Tito Petkovski dhe liderit të PLDS-së, Andrej Zhernovski.

Gjatë takimit u këmbyen mendime për gjendjen politike në vend, u diskutua edhe për raportin e progresit të BE-së. Njëkohësisht të dy liderët folën edhe për mënyrën e veprimit të partive opozitare si dhe për marrëdhëniet e deputetëve të të dyja partive ndaj Parlamentit.

Lajme të ngjashme

Back to top button