Rasti “Mijallkov”, Kostova kërkon drejtësi, SHGM solidarizohet

Kryeredaktorja e Fokus, Jadranka Kostova ka dorëzuar ankesën deri te Gjykata Supreme për vendimin e gjykimit të Fokus , që drejtorit të Drejtori i Sigurisë dhe Inteligjencës, Sasho Mijalkov t’i paguaj 9.300 euro dëmshpërblim për shpifje.

Kostova paralajmëroi që do të vazhdojë të kërkojë drejtësinë në gjykatat më të larta, dhe në fund të drejtohet drejt gjykatës për të drejtat e njeriut në Strasburg. Ajo është e bindur që temën të cilën e kanë publikuar në të përditshmen Fokus, i cili më nuk ekziston, ishte për interes publik ndërsa deklarata ka përçuar qëndrimin e ambasadorit të emëruar po nga ky shtet.

Aktvendimi i lëshuar nga gjykata është përkthyer në gjuhën angleze dhe u është dërguar të gjitha institucioneve relevante, njofton Kosotova, sipas së cilës, aktvendimi për Fokus është shumë shembull i mirë në bazë të të cilit mund të bëhet një krahasim për standardin e dyfishtë të gjykatësve.

“Ne kur shkruajmë gjithmonë kemi kujdes. Ose kemi dokumente ose kemi person që na jep deklaratë zyrtare dhe mendojmë që është relevante, por për fat të keq shumë rrallë që ndonjë nga ministrat dhe institucionet jep deklaratë dhe kjo zgjat me vite. Tentimi jonë profesional që të marrin edhe palën tjetër gjithmonë përfundon mënyrë të tillë tendencioze për të na bërë joprofesional. Unë mendoj që ekzistojnë edhe disa të tjerë të cilët duhet të kenë kujdes për punën e tyre, por për gat të keq ajo çështje kalon ndryshe në gjykatë”, tha Jadranka Kostova.

 SHGM mbledh fonde për Fokus-in

Kryeredaktorja Kostova dhe gazetari i tekstit në fajlë, Vllado Apostolov kanë mbledhur të holla për të paguar dënimin, bëjnë të ditur nga Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë.

Për këtë rast është hapur një fond ku qytetarë dhe gazetarë u solidarizuan dhe mblodhën të hollat e nevojshme.

“Në ditët në vijim do të transferojmë të hollat që i mblodhëm në llogarinë e kolegëve tani të cilët do ta dëmshpërblejnë Sasho Mijalkovin. Ne si SHGM kemi qëndruar prapa kolegëve tanë të Fokusit për arsye se besojmë që vendimi i gjykatës ishte jo i drejtë. Askush nuk mund të dënohet sepse po e kryen detyrën me profesionalizëm. Për rastin konkret bëhet fjalë për një deklaratë nga burim relevant për pyetje të interesit publik. SHGM edhe në të ardhmen do të vazhdojë të përkrah kolegët të cilët në mënyrë jo të drejtë dënohen për shpifje. Nëse dikush mendonte se me 9 mijë euro do të shkatërronte gazetarët, gaboi sepse atë nuk e lejuan kolegët e tyre dhe publiku demokratik maqedonas”, tha Naser Selamni, kryetar i SHGM-së.  /Portalb

 

Lajme të ngjashme

Back to top button