Dibër, filloi festivali “Teatri Shqiptar në Maqedoni”  

Në qytetin e Dibrës  ka filloi festivali tani më tradicional “Teatri Shqiptar në Maqedoni”.

Aktorët nga Prizreni, me shfaqjen “Shtëpia e Kukullave” të shkrimtarit dhe dramaturg Henrik Ibzen dhe me regji të Kushtrim Bekteshit ishin ata që bën hapjen e edicionit të 13-të të këtij Festivalit.

Sonte pritet të shfaqet shfaqja “Vdekja fatkeqe e anarkistit”, me autor Dario Fo dhe me regji gjithashtu të Kushtrim Bekteshit.

Kurse në ditët në vijim, në skenë do të ngjiten trupat teatrale nga Vlora, Durrësi, Korça, Kumanova dhe Prishtina.

Festivali mbaron më 2 nëntor, me ndarjen e çmimit për shfaqjen, regjinë dhe aktorët më të mirë. Ky aktivitet kulturor mbështetet financiarisht nga Ministria e Kulturës.

Lajme të ngjashme

Back to top button