Donacion turk për ARM-në

Në Ministrinë e Mbrojtjes sot u krye pranim-dorëzimi i uniformës së re të maskuar ushtarake dhe nga 5.000 çizme dimërore dhe verore për ARM-në, donacion turk në vlerë prej dy milionë dollarësh amerikanë, me cilësi të lartë dhe në pajtueshmëri të plotë me standardet e NATO-s.
Pajisja do t’u shpërndahet njësive të ARM-së në pajtim me nevojat dhe siç theksoi në fjalim, ministri i Mbrojtjes Zoran Jolevski, do të japë kontribut të rëndësishëm në modernizimin e  ARM-së.

Donacioni, sipas Jolevskit është edhe një konfirmim i miqësisë tradicionale dhe bashkëpunimit të shkëlqyeshëm me Turqinë, e cila si anëtare e respektuar e NATO-s jep mbështetje për Republikën e Maqedonisë në rrugën drejt anëtarësimit të plotfuqishëm në Aleancë.

“Duke filluar nga viti 1996, më shumë se 700 pjesëtarë të ARM-së dhe të MM-së kanë privilegj që të shkollohen dhe trajnohen në qendrat prestigjioze ushtarake për trajnim në Republikën e Turqisë dhe të marrin njohuri dhe aftësi nga shkalla e lartë”, tha ministri Jolevski, duke shtuar se miqësia e formuar midis dy vendeve është shembull për atë se si duhet të bashkëpunohet në rajon dhe më gjerë.

Lajme të ngjashme

Back to top button