Deri në 7 000 euro dënim për punëdhënësit që nuk do të paguajnë rrogën minimale

Rriten dënimet për punëdhënësit që nuk do të paguajnë pagën minimale. Nga 6000 deri në 7000 euro dhe në mënyrë plotësuese deri në 4000 mijë euro personi përgjegjës nëse firma paguan më pak se rroga minimale punëtorët.

Këto dënime parashihen në ndryshimin e Ligjit për rrogën minimale që tashmë është shtruar në Parlament.

Nëse në periudhën gjatë një viti punëdhënësi përsërit veprën për mospagesën e pagës minimale parashihet dënimi deri në 10 mijë euro ndërsa inspektori shtetërorë i punës do të sjell vbendimin për ndalimin e punës së firmës në kohëzgjatje prej 15 ditëve.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button