Demokratizimi i shoqërisë mbetet peng i huliganizmit partiak

Të gjitha partitë në Maqedoni më pak ose më shumë kanë pranuar udhëheqjen e centralizuar duke ngulfatur debatin, para së gjithash në radhët e tyre dhe më ketë edhe në shoqëri, vlerësojnë analistët. Ata vlerësojnë se partitë jo të demokratizuara nuk mund të demokratizojnë shoqërinë, transmeton Dojçe Vele.

Konfrontimi me armë, të lënduar nga arma zyrtare, këto nuk janë skena të filmave aksion, por skena të së premtes në Kondovë, ku rolin kryesorë e kanë aktivistët e BDI-së për privilegje të caktuara partiake. Gjatë muajit gusht partitë treguan muskujt edhe në Parlament ku u konfrontuan deputetët e PDSH-së dhe BDI-së.

Pas ngjarjeve të këtilla në opinion lehtë shtrohet pyetja se si partitë do të demokratizojnë shoqërinë kur vetë nuk janë të demokratizuara?

Edmond Ademi me keqardhje konstaton se edhe pas 22 viteve pluralizëm politik, partitë politike në Maqedoni në vend që të demokratizohen ata bëhen më të centralizuara.

“Segmente tjera janë fraksionet, liri më të madhe, repsektivisht decentralizim më të madh të degëve partiake. Mjerisht jemi shumë larg në këtë aspekt dhe se do të duhet edhe shumë kohë që kjo të ndryshojë”. thotë Ademi.

Lufta për pozicione partiake rivaliteti mes degëve partiake është bërë simbol i BDI-së, në Tetovë, Strugë, Kumanovë, Saraj.

Funksionarët partiak të kësaj partie këto ditë janë të pakapshëm për mediat për të folur për gjendjen në BDI.

Ngjarjet e fundit, sipas Mirjana Najçevska janë sinjal i politikës jo të dënueshme që përdoret si mjet nga partitë politike.

“Ngjarjet e fundit janë sinjal se partitë politike nuk kuptojnë elementin bazë të demokracisë. Nuk është e mundur integrimi në Evropë pa integrimin brenda vendit”, thotë Najcevska.

Redaktori i magazinës “Shenja” Afrim Gashi thotë se mungesa e demokratizimit të brendshëm të partive ka qenë prezent që nga fillimi i pluralizmit. Sipas Gashit, është dekurajuese fakti se procesi i demokratizimit të brendshëm të partive aspak nuk ka evoluar dhe në shumë raste është degraduar ende. Gashi thotë se këto ishin edhe arsyet që iu rreken formimit të një subjekti të ri politik në Maqedoni. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button