Kreu i Myslimanëve në Shqipëri: U luta për jetën e futbollistëve, ndeshjen tjetër do u tregojmë si pritet miku (VIDEO)

Skënder Bruçaj, kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, duke folur në emisionin ” Debati” në “Channel One”, ka thënë se gjatë incidentit të ndeshjes mes Serbisë dhe Shqipërisë është lutur për jetën e futbollistëve shqiptarë.

“Unë e kam vizituar Beogradin dhe nuk kam pasur ndonjë paragjykim, por politikëbërësit duhet të kenë kujdes kur flasin në emër të futbollit. Duhet që raportet të jenë të mira sepse ne jemi fqinj dhe kemi shumë gjëra për të ndarë me njëri-tjetrin”,- është shprehur më tej Brucaj.

“Nëse ndeshja do luhet në Shqipëri nuk do ketë asnjë problem”, është shprehur kreu i myslimanëve, teksa ka thënë se si gjithë shqiptarët edhe ai priste një vendim tjetër nga UEFA.

Pyetjes se çfarë do i thoshte kreut të myslimanëve në Serbi, Brucaj tha se një gjë është e sigurtë, se serbët kur të lujanë në Shqipëri nuk do trajtohen siç u trajtuan futbollistët shqiptarë në fushën serbe.

“Besoj se është një rast për tu treguar të gjithëve se shqiptarët janë dashamirës. Dimë ta luajmë futbollin në fushë dhe dimë si t’i presim mysafirët. Shqiptari gjithmonë e ka mbajtur fjalën e dhënë, edhe nëse atë ia jep ‘armikut”.

Deklaratat e kreut të myslimanëve vijnë në një kohë kur mediat serbe vazhdojnë t’i fryjnë zjarrit nacionalistë.

Madje ato kanë shkuar në fantazira ekstreme duke thënë se nëse futbollistët e tyre luajnë në Shqipëri, u rrezikohet jeta nga ISIS. /TemA

Lajme të ngjashme

Back to top button