Jana Ivanovska është udhëtarja e njëmiliontë në Aeroportin e Shkupit

Shkupjania Jana Ivanovska është udhëtarja e njëmiliontë në aeroportin e Shkupit “Aleksandri i Madh”.

Ivanovska ishte mes udhëtarëve, të cilët sot në mesditë arritën në Aeroportin e Shkupit me fluturimin e aviokompanisë Uizer në relacionin Ajnt’hoven – Shkup.

“Kjo është befasi dhe nuk prisja një gjë të tillë, deklaroi Ivanovska, pas pritjes në Aeroportin e Shkupit në të cilin morën pjesë kryesia e koncesionerit TAV Maqedoni dhe zëvendëskryeministri për çështje ekonomike Vladimir Pesheveski dhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski.

Ivanovska do të fitojë udhëtim-fundjavë për dy persona në Stamboll dhe shpërblim në para.


Sot në orën 11 e 20 në Aeroportin e Shkupit Aleksandri i madh do të zbresë pasagjeri i një miliontë me radhë.

Me këtë rast në orën 12 ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakievski do të mbaj press konferencë në aeroport me rastin e shënimit të numrit të 1 milion të udhëtarëve në këtë Aeroport.

Lajme të ngjashme

Back to top button