Kodra e Diellit edhe sivjet pa investime

Edhe pse kishte paralajmërime se do të fillojnë investimet e mëdha infrastrukturore në Kodrën e dielli megjithatë edhe këtë vit në këtë pikë turistike nuk është prekur asgjë, shkruan Koha. Madje njoftohet zyrtarisht se këtë vit nuk do të ketë asnjë investim në aspektin e infrastrukturës, kurse kushtet për fillim të sezonit dimëror janë të njëjta si edhe vitin e kaluar.

Drejtori i Kodrës së Diellit Pero Dimitrievski, thotë se janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për një fillim të mbarë të sezonit dimëror. Krahas kësaj, edhe këtë vit banorët në vikend shtëpizat në këtë pikë turistike nuk do të kenë infrastrukturë të rregulluar. Rruga që kalon përmes kësaj vikend shtëpize është e dëmtuar dhe e parregulluar, ndërsa krahas kësaj mungon edhe ndriçimi publik. Banorët e këtyre vikend shtëpizave janë ankuar për këtë gjendje duke kërkuar që sa më shpejtë të rregullohet kjo pjesë.

Ndryshe, Kodra e Diellit në Tetovë sezon të dimrit vizitohet nga një numër i madh i adhuruesve të sporteve të dimrit jo vetëm nga vendi por nga Shqipëria, Kosova, Serbia, Bullgaria dhe Sllovenia. Disa herë nga është paralajmëruar se në këtë pikë turistike do të ketë investime por të njëjtat ende nuk kanë nisur.

Lajme të ngjashme

Back to top button