Qeveria e Spanjës me hapa ligjorë kundër pavarësisë së Katalonisë

Qeveria qendrore e Spanjës ka ndërmarrë hapin e parë drejt bllokimit të një “konsultimi qytetar” të cilin rajoni i Katalonisë synon ta mbajë muajin e ardhshëm në vend të një referendumi të plotë për pavarësim nga Spanja që u bllokua nga një gjykatë.

Kryeministri spanjoll, Mariano Rajoy, është zotuar për të bllokuar iniciativën nëse zbulohet se është ilegale ndërsa të hënën ka kërkuar nga Këshilli i Shtetit për mendim në lidhje me këtë konsultim të ri – hapi i parë legal në parandalimin e votës.

Në një deklaratë të lëshuar në ueb-faqen e tij, zyra e kryeministrit ka thënë se Rajoy ka kërkuar nga Këshilli të jap vendimin e tij si masë emergjente në mënyrë që të merret një vendim rreth asaj se si të reagohet në takimin e kabinetit të së premtes.

Lajme të ngjashme

Back to top button