Kosovë: Nesër protestojnë gazetarët

Gjatë ditës së nesërme në orën 11:00 në sheshin “Zahir Pajaziti”, gazetarët e Kosovës do të protestojnë në shenjë sensibilizimi të opinionit me dhunën në rritje ndaj gazetarëve, e sidomos ndaj sulmit që iu bë sot gazetarit të Klan Kosovës, Milot Hasimja.

Kjo protestë do të organizohet nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.

Ja njoftimi i AGK-së për protestën e nesërme:

THIRRJE PËR PROTESTË

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, i indinjuar me sulmet në rritje ndaj gazetarëve, të martën prej orës 11:00, i fton të gjithë gazetarët, përfaqësuesit e medieve, të shoqërisë civile dhe qytetarët në një protestë, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Qëllimi i organizimit të kësaj proteste është sensibilizimi i opinionit me dhunën në rritje ndaj gazetarëve, sidomos pas rastit të fundit të therrjes me thikë të kolegut, Milot Hasimja.

AGK u bën thirrje organeve të rendit dhe atyre të drejtësisë, që të ndërmarrin masa me qëllim të krijimit të një mjedisi të sigurtë për ushtrimin e profesionit të gazetarisë dhe të lirisë së shprehjes.

Lajme të ngjashme

Back to top button