Fuad Ramiqi lirohet nga paraburgimi, gjendet në arrest shtëpiak

Kreu i LISBA-s, Fuad Ramiqi i është hequr masa e paraburgimit, konfirmon Avokati mbrojtës i Fuad Ramiqit, Skender Musa.

“Po Fuadi është liruar, para 5 apo 6 minutash ai është dërguar në shtëpinë e tij nën përcjelljen e policisë. Ende nuk e kemi marrë vendimin por e dimë se është aprovuar kërkesa e mbrojtjes për ndërprerjen e paraburgimit. Sipas të gjitha gjasave, vendimi do të jetë për shqiptimin e masës së arrestit shtëpiak”, shprehet Musa për Express.

Ditë më parë, avokati i Fuad Ramiqit, Skender Musa ka deklaruar se, prokurori deri më tani nuk ka paraqitur asnjë argument të ri ndaj klientit të tij.

Lajme të ngjashme

Back to top button