Festohet dita e Ilindenit, pjesëmarrës edhe nga Shqipëria

Dita e Ilindenit, bashkoi dy anët e kufirit, pjesën e Maqedonisë dhe Gollo Brdo nga Republika e Shqipërisë. 

Në takim që u mbajt në fshatin më të madh të këtij rajoni, në Trebishtë morën pjesë rreth 150 banorë nga fshatrat Otishan dhe Zepishtë nga Dibra, si dhe maqedonas nga vende të ndryshme Shqipërisë si Durrës, Tirana, Elbasani, Librazhdi, Fieri etj. 

“Takimi tradicional në Trebishtë mbahet për të katërtën herë, tanimë kalimet  ndërkufitare na bashkuan edhe më shumë, jemi miq dhe të lidhur si farefisni sepse kur janë ndarë kufijtë një pjesë ka mbetur andej, e pjesa tjetër këndej” tha për Portalb, Ylli Halilaj.

Tradicionalisht në fshatin e Ilindenit festojnë bashkërisht të gjithë maqedonasit duke iu falënderuar përfaqësuesve të Bashkësisë maqedonase të udhëhequr nga Edmond Osmani.

“U tubuam këtu të gjithë të vërtetojmë se Ilindeni tanimë është shndërruar si festë tradicionale në të dyja pjesët e kufirit. Edhe pse të ndarë ne përherë kemi qenë  të bashkuar” tha Edmond Osmani para gollobordasve. 

Në fshatin Trebishtë ishte edhe ambasadori maqedonas, Vele Trpevski dhe deputetja Liljana Popovska. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button