Kalimtari përplaset me David Cameron (VIDEO)

Kryeministri i Britanisë së Madhe, David Cameron, është përplasur aksidentalisht nga një qytetar. Cameron ndodhej në qytetin Leeds për të prezantuar një plan të ri të qeverisë për trenat me shpejtësi të madhe, por, teksa po dilte nga salla e konferencës, është sulmuar nga një djalë.

Mediet britanike e kanë kritikuar ekipin e truprojave të Kryeministrit, që lejoi afrimin e qytetarit, raporton “BBC”. Policia ka njoftuar se 28-vjeçari që u përplas me Kryeministrin, por që nuk arriti ta lëndonte, është arrestuar, por më pas është liruar.

Policia sqaroi se personi ishte duke vrapuar për të shkuar në një palestër aty pranë dhe sipas tyre, ai është liruar pasi është kontrolluar, sepse nuk ka paraqitur asnjë rrezik. / Shekulli

Lajme të ngjashme

Back to top button